E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama nuk e vizitoi kurrë Komunën e Prishtinës

Kryeministrat Hashim Thaçi dhe Edi Rama njëmend po del se janë miq të mirë. Muajve të fundit të dy u takuan shpeshherë, nuk munguan as darkat, por jo më të gjithë liderët e Kosovës Rama ka miqësi.

Rama është zgjedhur tre herë rresht kryetar i Bashkisë së Tiranës, dukë qëndruar 11 vjet si i pari i kryeqytetit. Por, gjithë ato vite, ai nuk ka qenë për vizitë zyrtare tek homologët e tije në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë. Rama, i cili po qëndron në Kosovë, tha se ka qenë më herët në Prishtinë, por ai u demantua nga zyrtarët komunal në Prishtinë.

“Edi Rama kurrë nuk e ka vizituar Komunën e Prishtinës, ne asnjërën prej pozitave qe i ka pas”, tha shkurt për Indeksonline, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Asdren Osaj.

Kryeministri shqiptarë, i pyetur në Qeverinë e Kosovës se “a do ta kishe vizituar Kosovën kaq shpejtë, nëse nuk do të ishte kryeministër Hashim Thaçi, kur dihet se sa ke qenë kryebashkiak nuk e ke vizituar komunën e Prishtinës, Rama ka dhënë këtë përgjigje: “Ti djalosh qenke shumë i ri dhe mund të mos e kesh mbajtur mend. Unë kamë qenë për vizitën në Bashkinë e Prishtinës më herët”, ka thënë Rama.

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dy ditë pasi ka marrë mandatin e të parit të qeverisë e ka vizituar Kosovën së bashku me kabinetin e tij. Ai fillimisht e ka vizituar, homologun, Hashim Thaçi, pastaj institucionet tjera. Madje, një pjesë e deputetëve të LDK-së e kanë lëshuar seancën e Kuvendit, kur Rama po mbante fjalim. Ligjvënësit e partisë së Isa Mustafës janë ndier tejet të zhgënjyer se Rama nuk e foli asnjë fjalë në Kuvend për rolin e presidentit Ibrahim Rugova në shtetndërtimin e Kosovës. /Indeksoline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›