Begaj e gjashta ne Kine
Peshengritesja shqiptare Romela Begaj beri nje paraqitje te pelqyeshme, duke zene vendin e gjashte ne Lojerat Olimpike ne peshen deri ne 58 kg, cka eshte rezultati i pare i madh ne peshengritjen per femra, duke marre ne konsiderate dy rezultate te arritura me pare per shtangistet meshkuj: Ymer Pampurin, rekord olimpik ne "Munih 1972" dhe Ilirjan Sulin, vendi i peste ne "Sidnej 2000". Begaj, nje nga peshengriteset me te talentuara dhe e para femer e kualifikuar direkt ne "Pekin 2008" ngriti ne total 216 kg: 98 kg ne shkeputje dhe 118 ne shtytje, duke lene pas peshengritese polake, rumune e ekuadoriane. Ne stilin e shkeputjes, shtangistja shqiptare arriti te njejtin rezultat sa dhe vendi i dyte e i trete, por pesha me e madhe trupore (57.56 kg), e ka renditur ne vendin e katert pas koreanoveriores O Jong, (57.15) dhe tajlandezes Uande Kameiam (57.25). Begaj ne stilin e shkeputjes kaloi fillimisht ne proven e pare 95 kg, ne te dyten beri po mire me 98 kg, por kur shtanga ishte 100 kg, muskujt e Romeles nuk e perballuan dot ate. Ne stilin e shtytjes, Begaj e nisi me 110 kg, duke e kaluar me lehtesi. Edhe ne dy provat e tjera me 115 kg dhe 118 kg, ish-artistja e cirkut te Tiranes, e trajnuar nga Hektor Shaqiri nuk pati asnje problem. Ky eshte dhe rezultati me i mire i olimpisteve shqiptare deri tani ne "Pekin 2008". Ne kete gare, Kina fitoi nje tjeter medalje te arte ne peshengritje, kur kampionia Chen Yanqing, mbrojti titullin e saj ne peshen 58 kg per femra duke ngritur ne total 244 kg. Medaljen e argjendte e fitoi rusia Marina Shainova (227 kg ne total) dhe ate te bronzit e fitoi peshengritesja nga Korea e Veriut, O Jong Ae me 226 kg ne total. Shqiperia ka dhe dy peshengrites te tjere ne gare: Erkand Qerimaj dhe Gerti Trashen.
Romela Begaj eshte e para peshengritese qe shkon ne nje olimpiade me kualifikim direkt. Ish-artistja e cirkut s'e kishte menduar kurre se pas shume vitesh do te behej peshengritese. I ishte perkushtuar cirkut qe ne moshe te vogel dhe vetem kur mbushi te 17-tat u pikas nga ish-trajneri Faruk Kalleshi. Asokohe, Kalleshi, qe ngriti dhe ekipin e pare te femrave peshengritese, do te shprehej se "Romela ka nje konstrukt te mire per t'u bere nje peshengritese e madhe." Dhe vertet ashtu ndodhi. Sot ajo bashke me trajnerin aktual Hektor Shaqiri po ngjisin ngadale majat e suksesit, ku me i fundit eshte pa dyshim pjesemarrja per here te pare e peshengritjes shqiptare per femra ne nje olimpiade. Me titullin kampione e Evropes Begaj hyn ne 10-shen me te mire te femrave, duke fituar te drejten e perfaqesimit ne Lojerat Olimpike "Pekin 2008". Por pervec kesaj Romela Begaj ka edhe meriten se per here te pare ajo perfaqeson peshengritjen shqiptare ne nje olimpiade. Dhe per me shume me kualifikim individual.
Gezimi
Peshengritesja shqiptare, Romela Begaj, qe arriti rezultat te kenaqshem, pas ngritjes se saj te fundit ne stilin e shtytjes, u gezua pa mase dhe beri nje rrotullim me koke poshte.
Titulli
Romela Begaj eshte kampionia me e re e Evropes ne peshengritje. Ajo u ngjit ne podin e fitueses se medaljes se arte dhe te argjendte ne kampionatin per te rritur qe u zhvillua ne Itali.
Romela Begaj
Datelindja 2.11.1986
Vendlindja Tirane
Sporti: Peshengritje
Gjatesia 163cm
Pesha 58 kg
Ne stilin e shkeputjes: 98 kg
Ne stilin e shtytjes: 118 kg
Ne total: 216 kg
Vendi ne Olimpiade: 6