E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodhimet e stines, cmimet nisin stabilizimin

Ne fillim te kesaj jave, ne tregjet e shitjes se ushqimeve, cmimet ne pergjithesi kane regjistruar te njejtat vlera sa nje jave me pare. Sipas burimeve nga ministria e Bujqesise dhe Ushqimit, ne Tirane cmimet e produkteve bujqesore jane ulur me rreth 2%, nderkohe qe per nje pjese te konsiderueshme te ushqimeve te shportes jane ruajtur cmime te pandryshuara, me javen e kaluar. Prodhimet e sezonit, domate, kastravece, patate etj, u tregtuan gjate kesaj jave me rreth 20 leke/kg me lire, ndersa prodhimet e bulmetit si djathi i bardhe, gjalp, veze u shiten perkatesisht me 346.1 leke/kg, 321 leke/kg dhe 10 leke/kokrra. Ndersa mishi i vicit u shit 657 leke/kg, i pules 289 lek/kg dhe i derrit 600 lek/kg.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›