Celularet "shterojne" frekuencat
Kapaciteti i frekuencave i lejon te Shqiperise qe te mos licencoje me shume se, pese operatore ne telefonine celulare. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postave (AKEP) qe po funksionon ne fushen e lejeve per telekomunikacionet ne baze te ligjit te telekomunikimeve qe u miratua kete vit nga Parlamenti po teston tregun se, sa operatore mund te observoje tregu. Autoriteti ka nisur nje konsultim me publik per tu njoftuar nese tregu eshte gati per te licencuar nje operator te katert dhe ne rast se pergjigjet do te jene pozitive do te nisin procedurat per licencimin. Por teknikisht Shqiperia nuk mund te kete me shume se, pese operatore teknikisht, por edhe faktikisht duket se, tregu prej tre milione banoresh nuk do te lejoje hapesira te reja. Sipas planit kombetar te radiofrekuencave, miratuar me nje Vendim te Keshillit te Ministrave me date 31 maj te vitit 2003, brezat e frekuencave per ngritjen e rrjeteve te telefonise se levizshme GSM jane E-GSM, GSM 900 dhe GSM 1800. Brezi GSM 900 dhe nje pjese e brezit GSM 1800 i'u eshte dhene ne perdorim operatoreve te licencuar te telefonise se levizshme. Hapesirat e mbetura ne brezin GSM 1800 dhe E-GSM, sipas AKEP, mund te shfrytezohen per te dhene deri ne dy licenca te tjera per sherbime te telefonise se levizshme. Kjo nenkupton se, teknikisht licencat e reja te telefonise se levizshme mund te jene edhe dy, madje sipas AKEP subjektet e interesuara nuk mund te jene me shume se, kaq. Keshtu nese nga procesi i konsultimit publik numri i subjekteve te interesuara do te rezultoje me i larte se, kapacitetet teknike te spektrit te radiofrekuencave, sipas ligjit te ri per Komunikimet Elektronike licenca (ose licencat e reja) do te jepet nepermjet tenderit te hapur publik. Ndonese, ekspertet ne AKEP mendojne se, ne treg mund te veprojne deri ne pese operatore te telefonise se levizshme, praktikat europiane kane treguar qe numri i operatoreve ne keto tregje mund te arrije deri ne kater, madje ne disa vende deri ne tre. Nje nga pyetjet qe AKEP iu ka drejtuar subjekteve te interesuara ka te beje direkt me shumen qe investitoret do te ishin te gatshem te paguanin per nje licence te telefonise se levizshme ne kete moment. Ne fund te procesit te konsultimit, AKEP do te vendose edhe kushtet per perdorimin e frekuencave. Keto kushte do te perfshijne masat per te siguruar perdorimin efecient te frekuencave dhe detyrimet per mbulimin dhe fortesine e sinjalit (fuqine e transmetimit, kushtet teknike te funksionimit, te nevojshme per shmangien e interferencave te demshme dhe kufizimin e ekspozimit te publikut ndaj fushave elektromagnetike, afatin e vlefshmerise se perdorimit te frekuencave dhe transferimin e te drejtave te pronesise per perdorimin e frekuencave dhe kushtet per kete transferim. Shqiperia deri me tani ka nje numer te njejte ose me te madh operatoresh se fqinjet, por tarifat vazhdojne te jene me te lartat.
B.H.
AMC
AMC eshte licencuar si operator publik kombetar i telefonise se levizshme ne vitin 1996 dhe ka funksionuar si kompani shteterore deri ne shtator te vitit 2000, kur u krye privatizimi. AMC ka ne perdorim 40 kanale nga brezi GSM 900 (8 MHz) dhe 44 kanale nga brezi GSM 1800 (8.8 MHz).
VODAFONE
Vodafone Albania eshte licencuar si operatori i dyte kombetar i sherbimit GSM ne Shqiperi me 9 qershor 2001, nepermjet tenderit te hapur nderkombetar. Vodafon ka ne perdorim 40 kanale nga brezi GSM 900 (8 MHz) dhe 45 kanale nga brezi GSM 1800.
Operatori i katert futet ne procedura
Leja ndaj nje operatori te katert celulari tashme eshte ne fazen e konsultimit publik nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postave (AKEP) qe do te zgjase deri ne mes te shtatorit. Ndonese tregu ende nuk ka observuar operatorin e trete "Egale Mobile" tentativat per liberalizimin e metejshem te tregut po vijojne.