E Diel, 1 Nëntor 2026

Begaj pret ambasadoren: Belgjika mbështetëse në procesin e integrimit tonë evropian

TIRANË, 26 gusht /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në takim ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri, Olga Cogen me rastin e pranimit të Letrave Kredenciale.

Presidenti i Republikës vlerësoi vendimin për hapjen për herë të parë të Ambasadës së Mbretërisë së Belgjikës me seli në Tiranë.

Gjatë takimit u riafirmua angazhimi për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe me Belgjikën, bazuar në vlerat e përbashkëta evropiane, dialogun e ngushtë politik dhe bashkëpunimin e fortë brenda NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

Begaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke theksuar se për Shqipërinë integrimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet.

Kreu i Shtetit e siguroi ambasadoren Cogen për mbështetjen e Institucionit të Presidentit dhe institucioneve shqiptare në kryerjen me sukses të misionit të saj diplomatik në Shqipëri.

1 nga 3

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›