E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadastra nis përmirësimin e regjistrit të pronave në Piqeras

TIRANË, 26 gusht /ATSH/ Kadastra Shqiptare ka nisur procesin e përmirësimit të regjistrit kadastral në Piqeras, bashkia Himarë, duke vijuar punën në terren për verifikimin, matjen dhe evidentimin e pasurive.

Procesi synon saktësimin e hartës kadastrale dhe adresimin e problematikave të krijuara nga regjistrimet historike, si edhe nga titujt e pronësisë të dhënë në vitet e mëparshme pa harta shoqëruese.

Pas përfundimit të punës në terren, të dhënat e mbledhura do të përpunohen dhe, së bashku me hartat e përmirësuara, do të bëhen publike për informim dhe transparencë pranë njësisë administrative dhe online.

Kadastra Shqiptare thekson se bashkëpunimi i banorëve gjatë procesit të verifikimit është i rëndësishëm për evidentimin e saktë dhe të plotë të pasurive.

Ndërhyrja në Piqeras është pjesë e punës për përmirësimin e të dhënave kadastrale dhe përditësimin e dokumentacionit të pasurive në terren.

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›