Begaj pret kryediplomatin boshnjak: Intensifikim të bashkëpunimit mes dy vendeve

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka pritur sot në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviç.
Begaj dhe Konakoviç kanë diskutuar mes tyre bashkëpunimin e dy vendeve si dhe forcimin e raporteve në rrafshin politik, ekonomik dhe në tregti e turizëm.
“Në fokus të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi në kuadër të nismave rajonale dhe proceset integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin se, Shqipëria është e gatshme të intensifikojë bashkëpunimin politik dhe diplomatik me Bosnjën dhe Hercegovinën si dhe të shfrytëzojë potencialet për forcimin e marrëdhënieve ekonomike, veçanërisht në tregti e turizëm”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Më tej, Begaj përgëzoi për rihapjen e ambasadave respektive si edhe përparmin e Bosnjes dhe Hercegovinës drejt integrimit evropian me vendimin e marsit të shkuar nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave me Bosnie dhe Hercegovinën.
/rtsh.al/