Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, identifikim elektronik zgjedhësve

Në zgjedhjet e pjesshme në Himarë do të aplikohet identifikimi elektronik i zgjedhësve. Lajmi u bë ditur nga Komisioni Rregullator, i cili vendosi të hënën me pesë vota pro, që në zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Himarë, që do të zhvillohen në datën 4 gusht, procesi i identifikimit të zgjedhësve do të kryhet nëpërmjet pajisjeve elektronike të identifikimit (PEI), në të gjithë qendrat e votimit në Bashkinë Himarë.
“Sot, Komisioni Rregullator me pesë vota pro, vendosi që në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, që do të zhvillohen në datën 4 gusht 2024, procesi i identifikimit të zgjedhësve të kryhet nëpërmjet pajisjeve elektronike të identifikimit (PEI), në të gjithë qendrat e votimit në Bashkinë Himarë.”, njofton KQZ-ja.
Në zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë janë në garë 2 kandidatë, një i propozuar nga Partia Socialiste, Vangjel Tavo, si dhe kandidati i propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Petraq Gjikuria.
/rtsh.al/