E Diel, 1 Nëntor 2026

Begaj uron Kosovën: Le të ecim bashkë drejt BE-së më të bashkuar se kurrë

TIRANË, 17 shkurt/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj ka uruar për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Begaj shprehet se në këtë përvjetor “Kosova është më e fortë, me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare”.

“Përulje dhe mirënjohje për ata që sollën lirinë”, shprehet Kreu i Shtetit.

Gjithashtu, Begaj shpreh mirënjohje ndaj miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, SHBA-së dhe bashkësisë perëndimore, për mbështetjen e fuqishme ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

“Le të ecim bashkë drejt BE -së më të bashkuar se kurrë. Bashkë, jetë dhe mot”, e mbyll mesazhin e urimit presidenti Begaj i cili po sot po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›