E Diel, 1 Nëntor 2026

Begaj uron besimtarët ortodoksë: Drita e pranisë së Zotit ndriçoftë jetën tuaj

TIRANË, 12 prill/ATSH/ Me rastin e Pashkës ortodokse, Presidenti Bajram Begaj përcolli sot një mesazh urimi për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë.

“Me këtë pamje nga mrekullia e dritës që ndezi mbrëmë zemrat e besimtarëve, ju uroj Gëzuar Pashkën, të dashur besimtarë ortodoksë shqiptarë. U përhaptë kudo drita e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj me besim, shpresë dhe gëzim!”, shprehet Presidenti.

Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan në mesnatë ngjalljen e Krishtit përmes meshës tradicionale të Pashkës, një nga momentet kulmore të kalendarit liturgjik.

Kjo festë e shenjtë përkujton ringjalljen e Jezusit të Nazaretit, tri ditë pas kryqëzimit të tij, duke simbolizuar fitoren e jetës mbi vdekjen, forcimin e besimit dhe ripërtëritjen e shpresës.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›