E Diel, 1 Nëntor 2026

Pashka ortodokse e vitit 1993 në arkivin e ATSH-së

TIRANË, 12 prill/ATSH/ Në këtë ditë feste të besimtarëve ortodoksë, ATSH sjell në vëmendje një fotografi nga arkivi i saj, realizuar më 19 prill të vitit 1993.

Fotografia e realizuar prej fotografit A. Dhimitri, ka në qendër kryepeshkopin e Kishës Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, në ceremoninë e festimit të Pashkës. kryepeshkopi Anastas, në foto shfaqet në oborrin e Kishës së Ungjillëzimit, në Rrugën e Kavajës, duke pritur personalitete të njohura të vendit.

Anastas Janullatos ishte kryepeshkop i Tiranës, i Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë dhe si i tillë primati dhe kryetari i Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ai u zgjodh në qershor të vitit 1992 dhe qëndroi në këtë post deri sa ndërroi jetë, në 25 janar të vitit 2025.

/j.p/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›