Behar Gjoka, Në pritje të kritikës letrare
09/02/2012 A ekziston kritika apo ajo gjithnjë e më shumë nuk komunikon më me lexuesin? Ky është një faj i atyre që (nuk) tentojnë të merren me kritikë apo i njerëzve në Shqipëri që nuk janë mësuar të përqafojnë kritikën si reflektim apo debat të mirëpritur, por si betejë dhe konflikt? Në ç’mënyrë përqaset letërsia në këto raporte dhe a mund të bëhet diçka për të ndryshuar favorshëm situatat jo tepër “mikpritëse”? Këtyre pyetjeve përpiqet t’u japë përgjigje kritiku Behar Gjoka në botimin e tij më të fundit, “Autonomia e kritikës letrare”, lidhur me kritikën letrare sot. Gjoka bën një analizë të letërsisë në periudha të ndryshme kohore dhe shtrirjen e saj kah sensit kritik...
Kohët e fundit gjithnjë e më shpesh nënvizohet se kritika po humbet rolin e saj dhe është pasive. Sa e vërtetë është sipas jush kjo?
Shpesh herë, tashmë gjithnjë e më me forcë, ka rastisur që të dëgjohet, në media dhe në shkollat e niveleve të ndryshme shqiptare, sidomos në ato të larta, madje nga të gjitha anët e mundshme, se mungon kritika letrare, se ajo është shumë pasive, se mbi të gjitha ajo e ka humbur shansin e komunikimit me lexuesin. Madje, në mënyrën më të habitshme të mundshme, kjo ulërimë e larmisë së një shqetësimi të drejtë, por edhe jo fort të përligjur, në shumicën e herëve është lëshuar, mbase krejt pa u menduar, edhe nga vetë ata që e kanë për detyrë që të vënë dorë, pra kuptohet mbi plagën e mungestares së madhe, të kritikës letrare, as më pak e as më shumë po nga shkolla e lartë, që nisur nga programet e ka për detyrim që të nxisë nisma dhe alternativa të ndryshimit të gjendjes, ku në fakt noton mendimi kritik, në përgjithësi dhe veçmas përmbi mendimin kritik letrar, pra jo kurrsesi ai mendimi i robotizuar, sipas shijes së akademizmit të mykur shqiptar, pa mëdyshje i të gjitha anëve të kufirit, i zhytur prej kaq kohësh nëpër zgafellat ideologjike dhe sociologjike, të leximit biografik të autorëve dhe të lënies në hije të hapësirës së teksteve, ku dihet se fle arti dhe magjia e shkrimit. Qysh në krye të herës në lidhje me praninë dhe rolin e kritikës letrare, praninë dhe pa praninë e saj, do të duhen qartësuar edhe disa aspekte...
Çfarë aspektesh?!
Së pari: Fakti që natyra e ndërlikuar e shqiptarit, madje pavarësisht hapësirës ku jeton, që as nuk e pranon kritikën, si normë dhe mënyrë komunikimi, as nuk shpreson se ka ndonjë rol të dukshëm në jetë dhe në fushat e ndryshme të saj, e mbi të gjitha prej faktit të thjeshtë dhe domethënës se ndaj gjithçkaje të kësaj bote, ne kemi secili në vete nga një mendim origjinal dhe gjenial, zakonisht jashtë fushës për të cilën jemi shkolluar, çka na bën edhe një popull kritizer, njëherit po kaq edhe jo reflektues ndaj mangësive dhe dobësive që kem shpërfaqur, nëpër shtjellat e historisë.
Së dyti: Kritika, pamëdyshje jo vetëm ajo letrare, në këtë nahinë tonë, të lodhur dhe strapacuar nga mungesa e mendimit, më tepër kuptohet dhe realizohet si një betejë gladiatorësh, që ndeshen në atë betejën e madhe, si me thënë për jetë a vdekje, se sa një debat i mirëpritur në lidhje me shumëçka, pra edhe me librin dhe vlerat letrare, që edhe mund të përjetohet krejt ndryshe, e jo si një klimë armiqësore e moskomunikimit. Varësisht mjediseve, ku duket se sikur gjallon njëfarë kritike, ajo ka si tipar bazë të shpërfaqjes, më tepër mllefin, urrejtjen dhe sharjen, se sa debatin për praninë e vlerës, në mënyrë që në fund fare të ndodhë edhe asgjësimi përfundimtar i ndryshimit në fushën e mendimit dhe konceptimit, çka as që mundet të gjykohet se mundet të ngjasë. Së treti: Kritika letrare, përgjithësisht edhe në ato mjediset shkencore dhe akademike, qëllon më shpeshti që edhe të ngatërrohet me kritikën në përgjithësi, si një mënyrë shprehjeje, sepse ka ndodhur madje publikisht, që edhe pedagog të ndryshëm të filologjikut, të mbanin dhe shpallnin për kritik letrar, shkrimtarin dhe gazetarin Kim Mehmeti, që edhe ka rastisur të bëjnë ndonjë kritikë politike ndaj mjedisit politik shqiptar dhe me gjerë se sa kaq, por nuk ka qoftë edhe një rast që të vlejë për ta përmendur, ku të jetë marrë mirëfilli me kritikën letrare si e tillë.
Duke qëndruar në këtë linjë në ç’mënyrë qaset kritika letrare me prurje moderne dhe postmoderne, jo thjesht në hapësirën shqiptare?
Ky është një aspekt tjetër që duhet parë. Kritika letrare këtyre kohëve, pra në qasjet moderne dhe pasmoderne, madje jo vetëm në Shqipëri, por kudo gjetkë, është tërhequr disi nga prania e saj në orientimin e zhdërvillimeve dhe evolucionit letrar dhe në fakt ajo si fushë specifike e verifikimit të vlerave letrare, ka mbetur në fuqi vetëm në aspektin e afirmimit të botimeve të reja, kryesisht të tipit të vitrinës së librit, të cilat ka gjasa që të ekzistojnë vetëm nëse ka një organ tipikisht të kritikës letrare, ose së paku të ketë një hapësirë të përfillshme në median e shkruar dhe vizive, ku të mundet që të shpalohet ky mendim, gjithsesi i pranishëm, por pa hapësira reale për t’u shprehur. Letërsia, në mënyrë imediate, ekziston prej dy faktorëve: A – Autorit, që në artin e kultivuar, ka peshë thelbësore për të përjetuar dhe mandej edhe për të shpaluar letraren, pamëdyshje në të gjitha format e veta ekzistenciale, si poezi, prozë, dramatikë, si dhe si mënyrë e përcjelljes së saj me anë të metateksteve, kritike dhe studimore. B – Lexuesi, i cili pa asnjë mëdyshje është i larmishëm, por që tekembrëmja, prania e tij na vjen në tri forma, lexues i gjerë, që kryesisht lexon për dëshirë, lexues i specilizuar, pra kritik letrar, që zakonisht përcjellë vlerat e botimeve bashkëkohore, dhe studiues, që detyrimisht merr në sitën e vetë, dhe tashmë argumenton praninë e vlerës dhe të mungesës së saj. Prandaj, më tepër për të prekur praninë e kritikës letrare, si matatekst që pason botimin e letërsisë, pavarësisht formës dhe pengimeve për të funksionuar si e tillë, madje pavarësisht hapësirave se ku zhvillohet, sërish ka vend dhe hapësirë për të debatuar, gjerë e gjatë, në median e shkruar dhe vizive, mbi librat dhe prurjet, kahjet dhe mungimet e pranishme.
Në ç’mënyrë mendoni të kontribuoni faktikisht me botimin tuaj të ri. Si dhe pse lindi ai (përkrah atyre që thatë më sipër) dhe pse mendoni do t’i interesojë lexuesve?
Libri me titullin “Autonomia e kritikës letrare” është si një thirrje që fillimisht do të duhet të fitojë statusin e vetë, pra mëvetësinë e vet, që dikur e pati humbur nëpër shtjellat ideologjike dhe sociologjike, e tanimë po rreket më kot të rrëmihë nëpër rrugina që nuk të shpien tek shtegu i pranisë së saj, si një trajtim i librave të botuara në bashkëkohësi. Qasja e librit, rreket mbi të gjitha që të shpalojë nevojën për autonomi të kritikës letrare, pra të metatekstit kritik, nga koha dhe pakohësia, nga rrymimet dhe alternativat zyrtare, nga ndikimi i pranisë së personaliteteve dhe individualiteteve, pra si një shtjellim i pandërvarshëm nga faktorët jashtëletrarë, për të dalë më në fund në shtegun e mëvetësisë së shpalimit kritik, si një metatekst i larmisë së shpalimeve të ekzistencës së letrares. Me anë të këtij libri, që e ka zanafillën e vetë në median e shkruar, si akt fillimtar dhe komunikues me lexuesin, por njëherit duke sjellë në mend edhe një sugjerim të Hysamedin Ferrajt, tek libri “E Pafilozofuara”, kur shprehet: “Dhe, pa çmendurinë e imagjinatës, aventurën e eksperimentit, pa krijimin thjesht estetik, për kënaqësinë krijuese, nuk mundet të krijohet”. (2011: 96). Thjesht dhe vetëm sa po rrekem të them se kritika letrare dhe jo e tillë, pavarësisht rrethanave mohuese dhe asgjësuese. Në njëfarë mënyre ajo ekziston, ndonëse në fakt është vendosur nga burokracia shtetërore dhe letrare, diku në periferi të evolucionit letrar, në shpërfillje dhe letargji, në mohim dhe ndalim të habitshëm, madje shpesh herë në mjediset tona, kritika letrare, vështrohet edhe si humnera ku mundet të fshihen të gjitha mangësitë e shkrimit letrar, të harkut kohor të bashkëkohësisë, qoftë edhe të letërsisë së çmimeve, që në marrëdhënie me vlerën letrare, paraqitet me kaq shumë mungime të rrokshme. Pastaj, pa dalë ende nga situata e një rregulli dhe norme, të pashkruar gjithsesi, se kritika letrare përgjithësisht është në atë nivelin që është letërsia e përbotshme ose edhe e një vendi të caktuar.
Në këtë kuptim si qëndron letërsia dhe kritika sot në marrëdhënie me ato të kohës së regjimit komunist?
Kështu, ngjau në mënyrë të habitshme në motet e realizmit socialist, që pati një letërsi të madhe, gjithnjë dhe vetëm sipas përfundimeve të studimeve letrare, prandaj ka më shumë gjasa që edhe shkëlqeu edhe kritika letrare e rakitikërisë së atij modeli, tanimë të rrënuar. Pra, në fakt jemi në një rrethanë, kur kemi patur letërsi të madhe. Unë personalisht, madje edhe me librat e shkruar, e shoh me shumë rezervë këtë parashtrim zyrtarist, edhe prejse ka pasur një kritikë verifikuese, ideologjike dhe sociologjike, veçmas dhe përgjithësisht, që nxiti dhe mbështeti këtë të vetëshpallurën letërsi e madhe. Në kushtet kur ende nuk kemi mbërritur që të shkëpusim penjtë nga letërsia e mëparshme, e detyrimisht edhe nga mendësia e leximit sociologjik dhe biografik të shkencës së atëhershme, por edhe sepse nuk ka ngjarë ende një hop cilësor, shkrimtarie letrare, nuk ka gjasa që të lëvrohet edhe një kritikë letrare e ndryshme, sepse pararoja e mendimit, e ndryshimit dhe e dinamikës së përhershme, ka pak lidhje me mykun e akademizmit, të djeshëm dhe të sotëm shqiptar. Këtu paraqitet një pjesë e vogël, e trajtimeve dhe shqyrtimeve letrare dhe kulturologjike, e artikujve letrare, e materialeve të botuara në shtypin e shkruar, si dhe duke sjellë pranë lexuesit disa tipe dhe mënyra komunikimi, me trajtesa dhe intervista mbi letërsinë dhe çështje të ndryshme, shqyrtime tekstologjike dhe kulturologjike, ku natyrisht është përzgjedhur pjesa që e ka më të theksuar tehun e analizës kritike, madje edhe kritikën e thekur ndaj realitetit letrar dhe kulturor.