Arrestohen 20 hajdutë në Tiranë e Fier, dy janë italianë
09/02/2012 Dy të rinjtë italian grabitën disa argjendari në Fier, sekuestrohen makinat dhe veglat e grabitjeve
Aksionet prangosin me dhjetra hajdutë që grabisnin me dhunë shtëpi e njerëz
Të paktën 20 hajdutë u kapën dje në Fier e Tiranë, ku dy prej tyre ishin italianë. Drejtoria e Policisë së Fierit finalizoi operacionin “Furtuna”, ku u kapën shtetasit Giuseppe Margiotta, 33 vjeç dhe Franco Galluçi, 31 vjeç, të dy shtetas italianë me banim në Leçe. Këta shtetas ditën e djeshme në qytetin e Ballshit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me dhunë një sasi bizhuterish në një argjendari. Më datë 17 janar 2012 dyshohet se kanë vjedhur me dhunë në bashkëpunim, një tjetër argjendari në qytetin e Fierit. Ndërkohë më datë 26 janar 2012, në Lushnjë, dyshohen se i kanë vjedhur me dhunë dy shtetasve shumën prej 1,5 milionë lekë të vjetra. Iu gjet një automjet tip “Hyndai” me targë TR 9739 P, të cilin gjatë ecurisë së hetimit rezultoi se shtetasit e lartpërmendur e kishin marrë me qira para pak ditësh dhe automjeti tip Mercedes Vito, me targë DE 742 FC, në pronësi të shtetasit Giuseppe Margiotta. Përveç mjeteve të vjedhjeve iu gjetën disa dokumente me gjeneralitete të falsifikuara, ku shtetasi Franco Galluçi i përdorte në vendkalime kufitare. Ndërkaq, u bë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Indrit Sulçe, 24 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas dyshohet se në date 16.12.2011, në një pikë të furnizimit me karburant në vendin e quajtur “Rreth Rrotullimi i Savrës” të rrethit Lushnjë, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë të arrestuar ditën e ngjarjes, u ka vjedhur me dhunë shumën prej 50 mijë eurosh dy shtetasve nga rrethi i Vlorës. Në pranga ra edhe Ilir Berisha, 19 vjeç, banues në fshatin Dermenas Fier, pasi në datë 10.02.2011, në qytetin e Fierit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin me iniciale M.M. Ndërkaq, janë arrestuar në flagrancë Qazim Malko, 25 vjeç, banues në fshatin Mbrostar-Ura të rrethit Fier, i cili dyshohet se gjatë orëve të natës së datës 7 shkurt 2012, ka vjedhur dyqanet në pronësi të dy shtetasve, Valentino Danaj, 18 vjeç dhe Enrik Kaja, 20 vjeç, të dy banues në Patos, sepse në qytetin e Lushnjës kanë vjedhur shumën prej 115 000 lekësh të reja në një dyqan. Janë arrestuar gjithashtu shtetasit Urim Çikaj, 21 vjeç, banues në fshatin Staravec, Lushnjë, Gramos Halili, 28 vjeç, banues në Sukth Durrës dhe Shaqir Xhyra, 26 vjeç, Hekuran Bushi, 37 vjeç, Ferid Bislim Mustafa, 28 vjeç, të gjithë banues në Durrës. Këta shtetas janë kapur në flagrancë duke kryer veprën penale të vjedhjes. Sakaq, në Tiranë u kap Arjel Kola, 22 vjeç, banues në Paskuqan sepse në bashkëpunim me shtetasit Sokol Kapja, Alban Arapi dhe Dritan Shehu, dyshohet se kanë vjedhur me dhunë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dy shtetas, duke i marrë telefonat celular, si dhe një shumë parash. Në pranga ra edhe Romeo Rakipllari, 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. U kap edhe Endrik Binaj, i dënuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe Shkëlqim Duraku, 27 vjeç, banues në Laknas Kamëz që kërkohej për veprën penale të “heqje e paligjshme e lirisë”. Për vjedhje u kap Arjan Zyla, 23 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu në pranga ra 16-vjeçari V.B, banues në Fushë Mëzez, i dënuar për vjedhje, si dhe Fatjon Veizi, 23 vjeç që kërkohej për vjedhje.