Varoshi: S’do të lejojmë pedagogë “tregtarë librash”
09/02/2012 Platforma e rektorit të UE-së, Liman Varoshi: Sekretari dixhitale dhe komunikim on-line me strukturat
ELBASAN- Kandidati për rektor prof. dr. Liman Varoshi dhe kandidati për dekan në shkencat e natyrës prof. dr. Peçi Naqellari kanë bërë një prezantim të platformës elektorale para disa prej departamenteve të këtij fakulteti, duke nisur kështu zyrtarisht fushatën elektorale për postet drejtuese në universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Prof. dr. Naqellari ka sjellë një përmbledhje të platformës së tij duke theksuar edhe një riorganizim të departamenteve me zgjerimin e këtij fakulteti. Ndërkohë rektori aktual dhe kandidati për një mandat të dytë Liman Varoshi ka prezantuar disa nga objektivat e tij për 4 vitet e ardhshme në drejtimin e universitetit të Elbasanit.
Objektivat e rektorit Varoshi
Ndër këto objektiva është dhënia e profilit kërkimor shkencor të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, dixhitalizimin në funksion të transparencës me studentët, integrimin e Fakultetit Ekonomik në menaxhimin e monumenteve të kulturës vënien në funksion të zyrës së projekteve etj. Varoshi në bashkëbisedim me përfaqësuesit e departamenteve ka deklaruar se ka edhe probleme të theksuara sa i përket kurrikulave. Në platformën e tij departamentet janë përcaktuar si njësitë bazë që duhet të marrin rolin e tyre në përcaktimin e kurrikulave, përzgjedhjen e tyre, kërkimin shkencor dhe qarkullimin e teksteve për studentët. Ka pedagogë që janë kthyer në tregtarë librash dhe ne nuk mund ta lejojmë këtë. Çdo tekst duhet të mbajë siglen e universitetit dhe departamentit duke mos lejuar tregtimin e librave. Është e pafalshme që pedagogët të lexojnë dhe studentët të shkruajnë. Nuk duhet të abuzohet me metoda bashkëkohore, të cilat përdoren vetëm për të prezantuar dhe jo reflektuar mbi lëndën apo njohuritë e reja kanë qenë disa nga deklaratat e kandidatit për rektor gjatë takimit me pedagogët. Ai gjithashtu ka theksuar faktin se do të ketë një transparencë maksimale me studentët. Është duke u projektuar një sistem i plotë dixhitalizmi në komunikimin me sekretaritë, departamentet dekanët, pedagogët dhe vetë rektorin e universitetit. Gjithçka do të jetë transparente dhe on-line. Kjo do të minimizojë abuzimin theksoi Varoshi gjatë këtij bashkë bisedimi. “Ne do të synojmë një përmirësim cilësor strukturor. Do të vëmë theksin në funksionimin e departamenteve dhe ndërkohë do të fuqizojmë zyrat e projekteve dhe të IT. Jemi në procesin e dixhitalizimit të krejt universitetit. Duhet të theksojmë se prioriteti ynë gjatë këtij mandati është vënia në funksion e bibliotekës. Ajo çfarë është me rëndësishme është filozofia që ne po punojmë. Jemi në fazën e implementimit të projektit të dixhitalizimit në fund të vitit 2012 në treguesit më të qenësishëm ky projekt do të jetë realitet”.
Gara
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve Varoshi u përgjigj se qenia e tij si kandidat i vetëm është përgjegjësi edhe më e madhe. “Do ta kisha më të lehtë në një përballje me kandidatë real. Në radhë të parë duhet justifikuar besimi i këtij profesoratit dhe obligimi është i jashtëzakonshëm. Gara ka dhe abstenimin dhe votën kundër dhe unë jam në garë. Ne do të zhvillojmë prezantimin e platformës me të gjitha departamentet. Pasi të kemi dëgjuar edhe sugjerimet e tyre do t’i pasqyrojmë ato në një platformë përfundimtare që do të prezantohet para të gjithë pedagogëve të universiteti. Qëllimi ynë është të jemi të saktë dhe konkretë në atë çfarë premtojmë për të realizuar. Mos premtojmë gjëra që nuk i realizojmë.
Ndërkohë lidhur me luftën kundër korrupsionit, Varoshi është përgjigjur se ka një reformë në vazhdim për arritjen e standardeve që do të evitojnë praktika korruptive. “Kemi nisur punën përmes reformës që ne kemi ndërmarrë dhe jemi në fazën e plotësimin e standardeve. Ju siguroj se përmes plotësimit të këtyre standardeve ne do të priremi nga transparenca dhe objektiviteti. Përmes këtyre standardeve në vlerësimin e studentëve ne premtojmë më shumë transparencë dhe objektivitet”, përfundoi ai në takimin e parë me departamentet pas nisjes së procesit zgjedhor në Universitetin e Elbasanit.