E Shtunë, 31 Tetor 2026

Behrami falënderon Uest Hemin për mbështetjen

Londër - Valon Behrami falënderon klubin e Uest Hemit për mbështetjen që i ka dhënë gjatë kohës që ai ishte i dëmtuar në sezonin që sapo u mbyll. Futbollisti kosovar me pasaportë zvicerane pjesën më të madhe të sezonit në Premier Ligë nuk e luajti për shkak të dëmtimit.

“Uest Hemi është sjellë mjaft mirë me mua, dhe këtë e tregoi gjatë kohës që unë u dëmtova. Klubi më lejoi të shkoja në shtëpinë time duke më sjellë edhe njerez që punuan për riaftësimin tim. Unë e falënderoj në mënyrë të veçantë klubin për ndihmën që më ka ofruar”, deklaron Behrami.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›