E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski dhe Cërvenkovski përplasen për emrin

Shkup- Kryeministri Gruevski duhet të tregojë se kërkon unitet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për emrin, tha nga Strumica, kryetari i LSDM-së Branko Cërvenkovski, ndërkohë Gruevski është përgjigjur duke akuzuar se LSDM dhe partitë e tjera opozitare nga çështja e emrit dhe identitetit kërkojnë të fitojnë pikë politike.
“Ajo që për momentin nuk dihet, nuk është qëndrimi i opozitës, por qëndrimi i qeverisë. Akoma nuk mund të konstatojmë se vallë thirrjet e Gruevskit për ndonjë farë bashkimi nacional janë thirrje të bashkohemi për procesin e zgjidhjes së kontestit ose për procesin e bllokimit të procesit. Nuk do të ketë bashkim pa u ditur se në cilën platformë do të jetë ai bashkim”, theksoi kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.

“Bashkimi nuk është i mundshëm gjithnjë deri sa çështjen që e kemi si problem me Greqinë e trajtojnë sikur të zhvillohet për zgjedhjet e ardhshme dhe se a do të fitojnë një pikë më shumë me ndonjë deklaratë me të cilën do të fitojnë ose do të na vënë në pozitë të pafavorshme. Pra, hapi i parë nga bashkimi është që partitë politikë të kuptojnë se nga kjo çështje nuk mund të bëjnë politikë ditore, sepse për momentin kjo ndoshta është çështja më e madhe në aspekt të interesave kombëtare dhe shtetërore”, vlerësoi kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski.

Tezën e Pasko Kuzmanit se mund të humbasin emrin nëse nuk dëshmojnë se janë pasardhës të maqedonasve antikë, Gruevski nuk deshi ta komentojë, por tha se nuk është momenti i duhur që të merret me çështje historike.

“Ne jemi Maqedonas unë këtë e thashë, nuk jemi as antikë, as sllavë, as ku e di unë se çfarë, ne jemi Maqedonas, kemi shtetin tonë, me Kushtetutë, popull, emër dhe komb dhe nuk do të ndërhyj në tema të tilla”, shtoi kryeministri Gruevski.

Ai gjithashtu refuzoi të flasë për përmbajtjen e raundit të ardhshëm të bisedimeve me ndërmjetësin Metju Nimic në Gjenevë, ndërsa Cërvenkovski bëri thirrje që bisedimet të fillojnë më shpejtë dhe të jenë më thelbësore me qëllim që të arrihet kompromis.
///start-AM///

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›