E Shtunë, 31 Tetor 2026

Behrami i gatshëm për Portsmouthin

Mesfushori shqiptar me nënshtetësi zvicerane, Valon Behrami, është tërësisht i rikuperuar nga lëndimi dhe tashmë stërvitet me pjesën tjetër të ekipit të West Hamit, shkruajnë mediat angleze. Kosovari i huqi dy ndeshjet e fundit me klubin e Premierliës, por tashmë e ka tejkaluar lëndimin dhe do të mund t'i ndihmojë ekipit në ndeshjen e sotme përballë Portsmouthit. Behrami u lëndua gjatë ndeshjes përballë Manchester United dhe parashikimet e para ishin se ai do të mungojë rreth një muaj. 23-vjeçari arriti në klubin londinez gjatë kësaj vere nga Lazio, për një shumë prej 5 milionë funtesh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›