Amauri i përgjigjet negativisht Realit të Madridit
Torino (Start)- Dëmtimi i Rud van Nilsteroit ka detyruar presidentin e Realit, Roman Kalderon, të ofrojë 50 milion euro për sulmuesin Amauri. Futbollisti holandez Van Nilsteroi, i cilësuar si makina e golave për Realin, do të qëndrojë 6-8 muaj larg fushave pas operimit në gju.
Për zëvëndësimin e tij Kalderoni është duke kërkuar për të gjetur një sulmues të kalibrit të lartë. Reali i ka ofruar Jventusit 50 milion euro për transferimin e brazilianit që në muajin janar. Juventinët e kanë përbuzur shifrën marramendëse, duke qëndruar të vendosur për moscënimin e grupit të lojtarëve.
Vetë sulmuesi Amauri është shprehur për Tuttosport se tek Juventusi është mjaft mirë, dhe se me këtë skuadër do të pretendojë të fitojë gjithçka. Braziliani erdhi këtë vit tek bardhezinjtë pas një sezoni mbreslënës tek Palermo.
Me refuzimin e “Zonjës së Vjetër” për Amaurin, Reali do ta ketë të vështirë të përballojë superfuqinë e Barcelonës në kampionatin spanjoll pa praninë e Rud van Nilsteroit.