Perjashtohen Albpetrol e Tepelena
Komisioni i Disiplines prane Federates Shqiptare te Futbollit ka perjashtuar nga pjesemarrja ne edicionin e ardhshem te Kupes se Shqiperise ekipet Albpetrol e Tepelena. Skuadrat ne fjale nuk u paraqiten ne ndeshjet e se martes
respektivisht me Dinamon dhe Partizanin.
Ne baze te Kodit te Drejtesise Sportive keto skuadra humbasin 2-0 ne tavoline dhe perjashtohen nga pjesemarrja ne edicionin e ardhshem.Nje tjeter vendim i komisionit te Federates se Futbollit ka qene edhe pezullimi me dy ndeshje per lojtarin e Bylisit, Johan Driza. Kjo per ofendim te gjyqtarit te ndeshjes e masa shoqerohet me 30 mije leke te reja gjobe.