E Shtunë, 31 Tetor 2026

Behrami mbetet në West Ham deri në janar

Londër, 2 shtator - Mesfushori kosovar Valon Behrami do të luajë te skuadra londineze West Ham United deri në muajin janar të vitit të ardhshëm. Më pas do të transferohet te Roma. Kështu shkruan të mërkurën mediat italiane. Behrami 25-vjeçar ishte i gatshëm t'u nënshtrohej kontrollimeve mjekësore te Roma në ditën e fundit të afatit kalimtar. Mirëpo skuadra romane nuk finalizoi marrëveshje me londinezët. Roma ofroi portierin Doni në këmbim të Behramit dhe u refuzua, ndërsa të njëjtën përgjigje e mori edhe Palermo kur ofroi gardianin Rubihno.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›