Spanja harton Rezolutën serbe të kompromisit?

Beograd, 2 shtator – Spanja ka hartuar variantin e mundshëm të Rezolutës kompromise, me të cilën do të zëvendësohej ajo që Serbia tashmë e ka dërguar në Kombet e Bashkuara, njofton sot e përditshmja e Beogradit “Politika”.
Ky “dokument” ende nuk është bërë objekt bisedash zyrtare, që ndoshta s’do të bëhet asnjëherë dhe me siguri ka rolin e letrës “lakmus”.
Do thënë se Spanja nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ajo nuk do ta njoh as pas Mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Sipas “Politikës”, anëtaret e BE-së në Bruksel tashmë kanë biseduar rreth qëndrimit të mundshëm për Rezolutën e Beogradit, ndryshimet në të ose hartimin e një rezolute të vet të re.
Jozyrtarisht në Beograd besohet se për Serbinë zyrtare do të ishte e pranueshme marrëveshja që do të arrinin 22 shtetet e BE-së që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe 5 të tjerave që nuk e kanë njohur këtë pavarësi, shkruan “Politika”.
Ndërkaq, agjencia B92 pohon se ka burime nga kabineti i presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, se ky gjatë ditëve të ardhshme në Bruksel do të takohet me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton. Sipas informatave jozyrtare, ata do të duhej të bisedonin rreth harmonizimit të qëndrimeve për Rezolutën mbi Kosovën, për të cilën do të bisedohet më 9 shtator në Asamblenë e Përgjithshme të KB.