E Diel, 1 Nëntor 2026

Behu profesionist cliroje Kosoven

Aktivistet dhe aktivistet e SDU verejten nje etikete vetengritese ne te cilen shkruante emri dhe logoja e organizates SNP Nashi 1389. Ne etikete pervec emrit dhe logos se organizates qe e distribuon kete material ndodhej edhe slogani dhe fotografia qe perdoret ne fushaten e Ushtrise se Serbise per rekrutimin e ushtareve te rinj profesioniste ne kuader te forcave te armatosura te shtetit.

Vec kesaj ne etikete mund te shihen edhe fotografite e sistemeve te armatosura te Serbise ne te cilat verehen shenjat e tyre por edhe flamuri i Serbise deklaron Srdjan Kamperelic kryetar i Keshillit Ekzekutiv te Unionit Socialdemokrat duke sqaruar se keqperdorimi i materialeve te Ushtrise se Serbise nga ana e organizatave ekstremiste eshte vetem incidenti i fundit ne serine e incidenteve te tilla qe jane pasoje e premtimeve te papermbushura te organeve te shtetit se do te ndalojne veprimet e ketyre organizatave.

Nderkohe reaguan edhe fashistet nga organizata hibride Levizja Popullore Serbe Nashi 1389 te cilet pohojne se jane te befasuar me faktin qe partia SDU ende ekziston sepse me gjase ishim gabim kur menduam se ata ishin shkrire ne Queer organizaten homoseksuale qysh para nje viti. Mbrojtesit e serbizimit te cilet sipas e-Novine nuk dine mire as te flasin serbisht pastaj vazhdojne

Shkas per kumtesen histerike te krahut politik te Queer SDU ishte edhe etiketa e SNP Nashi 1389 Cliroje Kosoven per krijimin e se ciles sherbeu pllakati tashme ekzistues i Ministrise se Mbrojtjes ne kuader te konkursit per pranimin e ushtareve profesioniste ne Ushtrine e Serbise. I revoltuar me faktin qe ministri i Mbrojtjes Dragan Sutanovac dhe presidenti i Serbise Boris Tadic mohojne mundesine e intervenimit ushtarak per mbrojtjen e integritetit territorial te Serbise dhe njekohesisht propagandojne pjesemarrjen e Serbise ne misionet okupuese ne Afganistan dhe Irak pronari i nje shtypshkronje na dha si donacion 20000 etiketa.

Etiketa ne te cilen ndodhet fotografia e ushtarit serb dhe mbishkrimi Cliroje Kosoven - Clirimi i Kosoves e Metohise tokes se shenjte serbe nga okupimi i NATOs dhe shqiptareve paraqet sfide per cdo te ri serb. Serbe nuk ka dorezim beteja tek po fillon. Kosova eshte Serbi Ka dy muaj qe po ngjiten neper gjithe Serbine. E kuptojme se krahut politik te Queer i pengon cfaredo materiali propagandistik qe bene thirrje per mbrojtjen e integritetit territorial te Serbise duke pasur parasysh se te gjitha grupet homoseksuale ne Serbi pjese e te cilave eshte edhe SDU e mbeshtesin pavaresine jolegale te Kosoves dhe Metohise.

Qartazi qe shtetin e Serbise nuk e preokupojne fashistet e rinj te cilet e shfrytezojne Ushtrine e Serbise per te bere thirrje per lufte. Sic pranojne edhe vete Jugendet ka dy muaj qe po zhvillohet fushata e tyre patriotike nderkohe qe organet pergjegjese si zakonisht heshtin ose nuk jane fare te informuar. Pervec nese shteti i Serbise eventualisht nuk po e perjeton kete aksion si nje instalacion artistik te nje rendesie nacionale.

e-Novine

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›