E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama ne fushate per demokratet

Presidenti amerikan Barack Obama ishte i ftuari special ne dy takime per mbledhje fondesh ne qytetin Filadelfia per kongresistin Joe Sestak ish-admiral i forcave detare amerikane te kthyer ne politikan i cili gjendet ne nje dyluftim te ashper me republikanin Pat Toomey per nje vend per ne Senatin amerikan si perfaqesues i shtetit te Pensilvanise.

Kjo eshte pjesemarrja e pare e presidentit ne fushaten e Sestakut i cili pa pelqimin e Shtepise se Bardhe konkurroi dhe mundi Arlen Specter ish-republikanin veteran i cili braktisi partine e tij dhe u rendit perkrah demokrateve ne nje gare paraprake me heret kete vit.

Anketat e opinionit publik tregojne se Sestak ka nje perparesi prej kater deri nente per qind ndaj kundershtarit te tij.

Te dy kandidatet po sfidojne kredencialet e njeri-tjetrit permes reklamave televizive. Demokrati Sestak e portretizon kundershtarin Tommey si nje konservator ekstremist te cilit nuk i intereson klasa e mesme. Reklamat e republikanit Toomey e lidhin kundershtarin Sestak me reformen e presidentit Obama per kujdesin shendetesor per te cilin republikanet thone se do ta shfuqizojne.

Fjalimi i presidentit Obama per Sestak ishte thuajse identik me fjalimet qe ai ka mbajtur kohet e fundit per ekonomine dhe ne debatin per zgjatjen e shkurtimit te tatimeve federale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›