E Diel, 1 Nëntor 2026

Suedezet kunder popullisteve te djathte

Pas hyrjes se Demokrateve Suedeze nje parti ksenofobe ne parlamentin ne Stokholm mijera vete demonstruan kunder kesaj partie populliste te djathte.

Ajo ne zgjedhje fitoi 57 per qind te votave dhe ka per te paren here 20 deputete ne parlament.

Pas humbjes se shumices absolute kryeministri Fredrik Reinfeldt i vendos shpresat tek Te Gjelbrit si aleat i peste mundshem ne kabinetin e tij.

Reinfeldt ka bere thirrje per qetesi pas zgjedhjeve parlamentare pas te cilave Demokratet Suedeze nje parti qe eshte kunder imigracionit u fut per here te pare ne parlament.

Koalicioni ne pushtet i kryeministrit Fredrik Reinfeldt u rizgjodh te dielen por humbi shumicen parlamentare me nje diference te ngushte.

Ai ka bere thirrje per durim deri ne tetor kur ai do te njoftoje se si planifikon te udheheqe qeverine e pakices.

Ne votimet e se dieles demokratet e djathte te Suedise arriten rezultate historike. Jimmy Akeson i cili kandidoi bazuar ne nje platforme te fuqishme kunder imigracionit thote se partia e tij eshte e gatshme te bashkepunoje me koalicionin ne pushtet.

Por Reinfeldt ka thene se nuk do te mbeshtetet tek nje parti qe shan islamin.

Kryeministri suedez tha se do te perpiqet te binde Partine e Gjelber per te shmangur nje krize politike. Zyrtaret e Partise se Gjelber deri tani nuk e kane mbeshtetur aleancen e partive te moderuara dhe konservatore te Reinfeldtit.

Akeson theksoi synimin e partise se tij qe te ndikoje mbi debatin politik ne Suedi.

Jemi te pergatitur qe ti marrim pergjegjesite ashtu sic besojme qe edhe partite e tjera jane te pergatitura ti marrin pergjegjesite per kete vend. Shpresoj te kemi nje qeveri brenda pak javesh dhe te kemi nje pozite te forte ne parlament tha Akeson.

Por kryeministri Reinfeld tha se nuk planifikon te hyje ne koalicion me te djathten ekstreme te Akesonit.
Populli suedez nuk na dha rezultatin qe deshironim. Asgje nuk eshte perfundimtare. Por une dhe partneret e koalicionit kemi thene gjate fushates se blloku yne eshte me i madhi dhe i tille mbetet edhe pas ketyre zgjedhjeve tha Reinfeld.

Social-demokratet te cilet garuan ne keto zgjedhje ne koalicion me te gjelbrit kane pranuar humbjen. E majta e qendres ne 78 vjetet e fundit e ka drejtuar Suedine per 65 vjet.

Kemi thene gjate gjithe kohes se nese gjendemi ne nje situate ku duhet te vendosim per nje koalicion do ti drejtohemi Partise se Gjelber tha Reinfeld.

Ky i fundit gjate gjithe fushates ka perseritur se suedezet nuk duhet te votojne per nje parti qe eshte kunder imigracionit.

Partia e drejtuar nga Akesoni ben thirrje per nje zvogelim prej 90 per qind te imigracionit dhe e ka cilesuar popullsine myslimane si kercenimin me te madh per Suedine.

Nje skenar i ngjashem ka ndodhur dhe ne shume vende te tjera evropiane.

Rritja e popullsive myslimane dhe e imigracionit kane nxehur debatin politik ne vendet e Evropes Perendimore dhe eshte vene re rritje e mbeshtetjes per partite e ekstremit te djathte.
I ngjashem eshte rasti i Partise se Lirise ne Holande. Kreu i kesaj partie Gert Vilders rriti perfaqesimin e partise se tij ne Parlamentin holandez nga 9 ne 24 vende ne zgjedhjet e fundit.

Ai njihet per deklaratat kunder imigranteve dhe komentet kunderthenese ndaj Islamit.

Situate e ngjashme paraqitet dhe ne vendet e tjera nordike si Danimarka e Norvegjia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›