E Diel, 1 Nëntor 2026

Behxhet Pacolli kandidat për Prishtinën

Gara për të parin e Prishtinës pritet të bëhet shumë interesante. Burime të besueshme të Indeksonline brenda AKR-së kanë bërë të ditur se, Behxhet Pacolli do ti hyjë garës për të udhëhequr me kryeqytetin.

“Ky vendim ka ardhur pas konsultimit të degëve dhe anëtarësisë së AKR-së. Qytetari i Prishtinës e din se kush është Pacolli, andaj këtë herë jemi të vendosur të udhëheqim me Prishtinë”, ka bërë të ditur për Indeksonline një burim brenda AKR-së, i afërt me Pacollin.

AKR-ja është partia e dytë në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Kurse Behxhet Pacolli aktualisht është zv. kryeministër i Kosovës, dhe president i AKR-së. Gjate këtyre viteve, Pacolli njihet si lobues i shtetit të Kosovës. /Indeksoline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›