E Diel, 1 Nëntor 2026

EULEX-i nis hetimet për shpërthimin te “Sekiraqa”

Prishtinë, 4 shtator - Forca të shumta të misionit evropian, EULEX, janë parë mbrëmë rreth orës 18 në lagjen Dardania, më saktë prapa lokalit “Sekiraqa”.

Ata kanë qëndruar për rreth një orë aty, ndërsa janë larguar pa dhënë ndonjë shpjegim. Zyra për media e EULEX-it, nuk ka dhënë shuë detaje për rastin. “Prokurorët e EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës, si dhe Policia e EULEX-it, kanë kryer hetime lidhur me rastin e shpërthimit në lokalin “Sekiraqa” në vitin 2007.

Pasi që hetimet janë duke vazhduar, ne nuk mund të bëjmë komente të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e shkurtër./Indeksonline/.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›