E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bëj "zgjedhje transparente" me "Ora News", denonco çdo problem

"Ora News" vë në dispozicion të teleshikuesve ekranin e saj pët të realizuar zgjedhje sa më transparente. Televizioni "Ora News" do të jetë syri vëzhgues i zgjedhjeve të 28 qershorit duke vënë në dispozicion të teleshikuesve numrat e telefonit për çdo rast që ata shikojnë shkelje. Kështu çdo qytetar mund të denoncojë manipulimet me sms, problemet që mund të hasë me votën, parregullsitë në qendrat e votimit me anë të sms-ve, dhunën, shit-blerjen e votës, kërcënimet dhe nëse emri i tij nuk është në listën e zgjedhësve në numrin e telefonit 0694088088. Televizioni "Ora News" do ta publikojë menjëherë mesazhin tuaj dhe do të mbajë vetëm një anë: Ajo është, ana juaj! Kështu zgjedhjet do të jenë transparente vetëm me televionin "Ora News".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›