Dita e zgjedhjeve, policia në gadishmëri

Ditën e diel më 28 qershor, 9700 punonjës policie do të jenë në gadishmëri. Kështu drejtoria e Policisë së Tiranës, ka hartuar një plan masash për të pasur një ditë më të qetë zgjedhore. Drejtoria e Policisë së kryeqytetit ka vënë në dispozicion 458 punonjës policie të trajnuar, të cilët do të angazhohen me detyra të policisë gjatë zgjedhjeve për Kuvendin në Qarkun e Dibrës, Elbasanit, Fierit dhe Korçës.
Policia për të qenë më afër qytetarëve në çdo rast incidenti ka ngritur një grup pune, për monitorimin e mediave gjatë procesit zgjedhor. Ky grup do të mund të bëjë të mundur evidentimin nga mediat të rasteve të dhunës apo edhe incidenteve dhe kjo do t'u japë mundësi punonjësve të policisë të shkojnë menjëherë në vendngjarje. Nëpërmjet, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit, i është përcjellë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lista e punonjësve të policisë që do të angazhohen me detyra për sigurimin e Objekteve Zgjedhore dhe shoqërimin e Komisioneve dhe materialeve zgjedhore nga Qendrat e Votimit për tek Vendet e Numerimit të Votave.
I gjithë personeli policor i angazhuar me detyra zgjedhore, është i pajisur me dokument identifikimi, i cili përmban fotografine, gradën, emrin dhe mbiemrin e punonjësit të policisë, numerin kodik, si dhe Numërin e Qëndrës së Votimit apo KZAZ/VNV-se. Të gjitha automjetet e policisë të angazhuara në detyra zgjedhore mbajnë në xhamin e përparme të tyre tabelen me siglen "Automjet i policisë i angazhuar me detyra zgjedhore", me targën përkatëse, firmën dhe vulën e institucionit. Janë marrë masa për sigurimin e KZAZ-ve të cilat janë vendosur në 16 Objekte Zgjedhore dhe aktualisht po merren masa për marrjen në ruajtje të Qëndrave të Votimit brenda orës 16.00 të datës 27.06.2009.
Ndërkohë për të arritur deri në ditën e zgjedhjeve uniformat blu në qarkun e Tiranës kanë qenë të pranishëm në 190 tubime dhe takime elektorale, ku nuk janë evidentuar probleme. Por i gjithë ky proces dhe të gjitha këto masa janë monitoruar në mënyrë të vazhdueshme nga Misionet ndërkombëtare PAMECA-III, ICITAP, OSCE dhe ODIHR.