E Diel, 1 Nëntor 2026

"Euronews": Për cilin "ndryshim" do të votojnë shqiptarët?

Televizioni prestigjioz "Euronews" ka transmetuar sot një kronikë për zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri. Kronika përveçse i ka bërë një përmbledhje fushatës elektorale ka theksuar disa nga incidentet në zgjedhjet duke përmendur për vdekjen e mitlitantit të PD në Qerret të Kavajës dhe vrasjen e kreut të PDK-së për Malësinë e Madhe Aleksandër Keka. Gjithashtu në kronikë theksohet se vazhdimisht në Shqipëri ka pasur kontestime për rezultatin e zgjedhjeve, ndonëse kryeministri Berisha, ish këmbëngul se zgjedhjet do të jenë të lira e të ndershme. Televizioni "Euronews" gjithashtu thekson faktin se në sloganet e partive kryesore fjala kyç është "ndryshim" duke shtuar se për këtë ndryshim do të votojnë shqiptarët, dhe kjo do të vendoset 24 orët e ardhshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›