Beja: 450 profesorë përfitojnë pension suplementar
“Nr i profesorëve dhe profesorëve të asociuar, që do të përfitojnë pension suplementar, është rreth 450” kështu ka deklaruar ministri i arsimit, Beja i cili shpjegoi se në këtë drejtim janë marrë në konsideratë kontributet dhe vjetërsia në punë.
TIRANE- “Numri i profesorëve dhe profesorëve të asociuar, që do të përfitojnë pension suplementar, sipas një vendimi të qeverisë, është rreth 450” kështu ka deklaruar sot ministri i arsimit, Fatos Beja i cili shpjegoi gjithashtu se në këtë drejtim janë marrë në konsideratë si kontributet ashtu dhe vjetërsia në punë e profesorëve.
“Me vendimin e qeverisë për dhënien e pensionit suplementar për të gjithë profesorët dhe profesorët e asocuar, është marrë në konsideratë kontributi i gjithë secilit dhe njëkohësisht dhe vjetërsia e marries së titullit të profesorit ose profesorit të asocuar. Kjo përcaktohet për secilin mbi bazën e një koeficienti që është 1,3 për qind e pagës referuese të profesorit dhe 1.1 për qind të pagës referuese të profesorit të asovuar” deklaroi ministri Beja përpara gazetarëve. (e.n//BalkanWeb)