Oketa vizitë në Paris me ftesë të homologut francez
Ministri i mbrojtjes, Gazmend Oketa zhvilloi një vizitë zyrtare në Paris. Gjatë takimit me homologun francez, Herve Morin u vlerësua fakti se tashmë Shqipëria dhe Franca janë aleate të NATO-s dhe si të tilla e shohin të lidhur ngushtë sigurinë e dy vendeve.
PARIS- Ministri shqiptar i mbrojtjes, Gazmend Oketa zhvilloi një vizitë zyrtare në Paris, me ftesë të homologut të tij, Herve Morin.
Gjatë këtij takimi u vlerësua fakti se tashmë Shqipëria dhe Franca janë aleate të NATO-s dhe si të tilla e shohin të lidhur ngushtë sigurinë e dy vendeve dhe të gjithë rajonit.
Ministri francez, Morin i uroi mirëseardhjen Oketës në Francë dhe në NATO. Duke vlerësuar anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancë Morin u shpreh në mbështetjë të plotë të vijimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve, nëpërmjet zhvillimit të planeve afatgjata bilaterale në fushat e arsimimit, stërvitjes, logjistikës etj.
Ministri francez çmoi vendimin e qeverisë shqiptare për rritjen e kontributit me trupa paqeruajtëse në Afganistan, duke shprehur njëherësh edhe mirënjohjen për kontributin e palës shqiptare me trupa paqeruajtëse në Çad, në operacionin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, si dhe vijimin e tij nën udhëheqjen e OKB-së, ku trupat shqiptare bashkëveprojnë me trupat ushtarake franceze. (e.n/News24/BalkanWeb)