E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, bie në lumë kamionçina, vdes shoferi

Një 38 vjecar ka mbetur i vdekur pasi ka humbur kontrollin e kamioncinës që drejtonte, dhe ka përfunduar në ujrat e lumit Shkumbin. Policia ka mbërritur menjeherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

LIBRAZHD- Një 38 vjeçar ka gjetur vdekjen mesditën e sotme, pasi automjeti me të cilin udhëtonte ka rënë në ujrat e lumit Shkumbin.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Manastrec të rrethit të Librazhdit.
Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima është drejtuesi i kamioncinës, Kujtim Alliu. Mendohet se shkaku i aksidentit ka qënë humbja e kontrollit të automjetit nga ana e drejtuesit, i cili ka mbetur i vdekur në vendngjarje.

Ndërkohë kanë qënë banorët e zonës ata që i kanë dhënë ndihmën e parë 38 vjecarit, por pa asnjë rezultat.
Policia ka mbërritur menjeherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›