Beja: BE kërkon respektim të institucioneve demokratike

Një ditë pasi mesazhi i Parlamentit Europian erdhi i qartë sa i përket situatës politike në Shqipëri , kreu i Komisionit të Jashtëm Fatos Beja thotë se BE i kërkon politikës në Shqipëri të respektojnë institucionet demokratike.
Megjithëse është cilësuar si shqetësuese situata pas zgjedhjeve sidomos në Tiranë, Beja tha se tashmë beteja ligjore e garës së kryeqytetit mbetet në dyert e institucioneve të drejtësisë.
Një ditë më pare, Parlamenti Europian ka diskutuar për situatën politike në Shqipëri , që është cilësuar si shqetësuese, sidomos pas zgjedhjeve të 8 majit. Komisioneri për Zgjerimin bëri thirrje për dialog me palëve politike për gjetjen e një zgjidhje për këtë situatë.