Gjinushi: Zgjidhje janë zgjedhjet e parakohshme
Për aleatin e PS, Skënder Gjinushi e vetmja zgjidhje për situatën politike pas zgjedhjeve lokale në Shqipëri janë zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme.
Duke reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që çon betejën e Tiranës sërish në tavolinën e KQZ, kreu i PSD Gjinushi deklaroi se gjyqësori dështoi në mbrojtjen e votës së lire, duke i dhënë fitoren Bashës me vota të pavlefshme.
Sipas Gjinushit. debati tashmë nuk është më mes partive, por mes popullit dhe institucioneve të pushtuara. Gjinushi u shpreh në mbeshtetje të ekspertizës ndërkombëtare për një pozicion për procesin postzgjedhor në vend.