Beja në inagurimin e shkollës “Kongresi i Manastirit”
Me rastin e marrjes së emrit “Kongresi i Manastirit”, shkolla 9-vjecare në hyrje të Kombinatit ka zhvilluar një aktivitet ku ka qënë i pranishëm edhe ministri Beja i cili ka siguruar përmirësimin e standardeve në të gjitha shkollat e vendit.
TIRANE- Me rastin e marrjes së emrit “Kongresi i Manastirit”, shkolla 9-vjecare në hyrje të Kombinatit ka zhvilluar një aktivitet ku i pranishëm ndodhej edhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja.
Shkolla në të cilën mësojnë rreth 700 nxënës mori emrin “Kongresi i Manastirit” pas propozimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, propozim i cili u miratua nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.
Beja theksoi se në të gjitha shkollat e Shqipërisë do përmirësohen standardet dhe kushtet për zhvillimin e mësimit, ku vetëm në vitin 2009 do të ketë 100 projekte të tilla.
Duke vlerësuar ngjarjen historike të “Kongresit të Manastirit” ministri Beja ftoi mësuesit që në axhendën e nxënësve që përfundojnë klasën e 9-të, të përfshihet një vizitë në vendin ku është mbajtur “Kongresi i Manastirit”.
Shkolla 9 vjeçare në hyrje të zonës së Kombinatit iu nënshtrua kohët e fundit një rikonstruksioni të plotë, të mbështetur financiarisht nga Bashkia e Tiranës. (e.n/news24/balkanweb)