Italia ekstradon 39 vjeçarin e dënuar me 18 vite burg
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma, ka bërë të mundur sot ekstradimin e një shtetasi shqiptar i cili është dënuar nga drejtësia shqiptare me 18 vite burg. 39 vjeçari, akuzohet për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë.
TIRANE- Është ekstraduar ditën e sotme nga Italia shtetasi shqiptarë 39 vjeçar Kastriot Gremi. Gremi ishte dënuar nga ana e Gjykatës së Shkalllës së Parë të Fierit me 18 vite heqje lirie, nën akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë në bashkëpunim.
Ekstradimi i 39 vjeçarit është bërë me kërkesë të Interpol Tiranës. Gremi, u arrestua në Itali në 18 shator të vitit 2008, nga Interpol Roma.
Ngjarja, për të cilën është dënuar 39 vjeçari ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës, në periferi të qytetit të Fierit, në 13 maj të vitit 1992, kur ai në bashkëpunim me shtetasin Xhevair Braka, kanë rrëmbyer shtetasen O.B, duke kryer edhe marrëdhënie seksuale me dhunë. (a.r/balkanweb)