E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bejko: Mbështetje për fermerët e Tiranës me dhoma frigoriferike falas, do të ndërtojë 3 zona të lira me 0 taksa

Kandidati i PD-së, për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, ka zhvilluar një takim me banorët e Pezë Helmës, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023.

Temat e këtij takimi kanë qenë zgjidhjet që Bejko propozon për problemin e infrastrukturës dhe ekonomisë.

“Ne do të ndërtojmë 250 km rrugë të reja për të lidhur kurorën e Tiranës me qytetin. Është e papranueshme që zona kaq pranë kryeqytetit dhe me shumë prodhimtari bujqësore, të izolohen për mungesën e rrugëve. Ne do i japim zgjidhje përfundimtare problemit të rrugëve.”- theksoi Bejko.

Ai ka premtuar se do të mbështesë fermerët e Tiranës me dhoma frigoriferike falas, në 5 tregjet e reja që do të ndërtohen gjatë mandatit të PD-së në krye të bashkisë së Tiranës.

“Ne do të ndërtojmë 3 zona të lira ekonomike në Tiranë, ku bizneset do të kenë 0 taksa.”- premtoi Bejko.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›