Bejl Nese vjen nje oferte e cmendur
Futbolli eshte i cuditshem mjafton nje ndeshje e luajtur ne nivele shume te larta ne menyre qe nje futbollist ta shtoje emrin ne listen e yjeve apo nje paraqitje negative per ta vene ne qender te kritikave te mediave dhe per ta zbritur nga froni. Ky eshte rasti i Garet Bejl qe pas dy ndeshjeve te jashtezakonshme kunder Interit ne Champions League vazhdon te mosparaqitet ne nivelet e pretenduara ne sfidat e Totenhemit ne Premier League. Jane te shumte ata qe e akuzojne uellsianin se eshte shperqendruar nga zerat e merkatos por kjo hipoteze eshte hedhur kategorikisht poshte nga Harri Redknap. Megjithate ndryshe nga heret e kaluara trajneri i Spurs ka lene disa hapesira qe Barcelona Reali Mancester Junajtid Mancester Siti e Interi te shpresojne Nese ndonje prej klubeve te interesuara do te ofroje nje shifer te cmendur nuk mund ta di se si do te veproj apo jo ishte deklarata e Redknap. Natyrisht qe nuk dua ta shesim. Synojme te ndertojme nje ekip te forte dhe Bejl eshte nje pjese e rendesishme e ketij projekti. Nuk mendoj se zerat e merkatos kane ndikuar ne formen e tij Garet eshte mjaft i ekuilibruar dhe me kembe ne toke.