E Shtunë, 31 Tetor 2026

Under-21 grumbullim 4-ditor ne Shkoder

Testimet

Perfaqesuesja Under-21 do te nise seleksionimet dhe pergatitjet per edicionin e ardhshem eliminator. Ekipi Shpresa do te zhvilloje nje grumbullim ne Shkoder me lojtare te rinj nga kampionati shqiptar por edhe me futbollistet premtues qe aktivizohet ne ligat e ndryshme europiane. Grumbullimi seleksionues behet ne kuader te eliminatoreve te ardhshme te Kampionatit Europian 2013 per U-21 ndersa ai do te zhvillohet nga data 14 deri me 17 nentor. Megjithate FSHF-ja ende nuk ka bere te ditur asnje detaj te testimit ndersa pritet qe ne harkun e disa diteve trajneri Artan Bushati te publikoje listen me lojtaret qe kerkon te kete ne dispozicion. Por problemi kryesor per drejtuesin e stolit te kuqezinjve te vegjel lidhet me talentet qe militojne jashte Shqiperise. Ekzistojne mjaft pikepyetje nese pjesa me e madhe e tyre do te arrijne te sigurojne leje disaditore ne klubet ku luajne ne menyre qe te kene mundesi te paraqiten ne kete grumbullim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›