Morati Situate e veshtire per shkak te demtimeve
Po bejme paraqitje me se dinjitoze ne kampionat. Ndodhemi ne nje situate te veshtire por gjeja me e rendesishme eshte qe te kemi ne dispozicion te gjithe futbollistet e skuadres ne menyre qe te kthehemi ne nivelet e viteve te kaluara. Keto jane fjalet e presidentit te Interit Masimo Morati pas barazimit zhgenjyes te zikalterve perballe Breshias. Njeshi i skuadres kampione te Italise ka shtuar Momentalisht nuk mund te pretendojme qe te luajme dhe te kemi ecuri ashtu si vitin e kaluar per shkak te demtimeve te shumta. Mund te them me siguri se kjo nuk eshte nje periudhe vendimtare e kampionatit por duhet te ruajme nivelin dhe ecurine pozitive ne menyre qe te tentojme sprintin final ne javet e fundit te kampionatit. Pra asnje perqendrim te vecante per derbin e se dieles Do ti marrim ndeshjet nje nga nje. Per ceshtjen e demtimeve presidenti tha se askush nuk ka faj. Statistikat tregojne se kur ndryshon trajneri gjera te tilla ndodhin. Morati ka shprehur keqardhje per demtimin e rende te Valter Samuel i cili do ti nenshtrohet nje operacioni ne gju dhe praktikisht i ka dhene lamtumiren ketij sezoni Ai eshte nje profesionist i vertete nje person fantastik dhe mjaft serioz. Demtimi i tij na ka ulur moralin pasi nuk e meritonte nje gje te tille edhe pse metoda e stervitjes nuk ka ndryshuar dukshem. Ne fund disa batuta per Mario Balotelin qe doli me karton te kuq ne ndeshjen e fituar 0-2 nga Mancester Siti ne fushen e Uest Bromuic pasi kishte shenuar dy gola dhe per Murinjon Mario Ai ka kualitet por nuk e pashe ndeshjen. Mou Ai eshte nje person qe ecen ne rrugen e tij.