Bejl: Nuk do të luaj më kurrë për Totenham
Garth Bejl nuk do të luaj më kurrë me Totenhamin. Ky ka qenë edhe fjalia e cituar nga uellsjani për shokët e kombëtares. Gazeta “The Sun” ka bërë të ditur se ai është tepër i mërzitur nga sjellja e spërsave që nuk e lënë të lagohet për të shkruar historinë e transferimeve.
“Si mundet që një lojtarë të mos preket kur një nga klubet më të mëdha në botë bën një ofertë të madhe, por marrëveshja nuk bëhet. Një gjë është e sigurtë unë kurrë nuk do të luaj më për Totenhemin” tha Bejl.
Situata e Bejl vazhdon të ngelet pezull për shkak se oferta Realit të Madridit prej 85 milionë paund është refuzuar prej Spërsave. Sipas mediave angleze uellsjani ndjehet si i harruar. Interesi për të është ftohur edhe nga Reali i Madridit raportojnë mediat spanjolle pasi Crlo Anceloti i kënaqur nga ekipi I tij mendohet se i ka thënë Perezit se nuk e ka pjesë integrale të planeve të tij.
Ndërkaq El Mundo de Portivo pohon se presidenti Daniel Lavy ka filluar të dyfishojë kërkesat duke synuar 170 milionë paund për futbollistin e tij. Këto dyshime edhe mund të vërtetohen pasi Anceloti pas fitores 3-0 ndaj Interit ai tha se ka dy lojtarë të talentuar i Jese dhe Morata ndaj nuk ka nevojë për uellsjanin.