Yjet që "nxehin" merkaton

Merkatoja futbollistike e verës është futur në fazën e saj finale. Klubet kërkojnë të bëjnë blerje-shitjet e fundit, ndërkohë disa kampionate në Europë e kanë ngritur siparin e sezonit të ri tashmë, ndërsa të tjerat fillojnë në ditët në vijim. Edhe pse kjo verë ka qënë e tejmbushur me blerje-shitje të bujshme dhe shumë të kushtueshme, sërish kanë mbetur disa futbollistë cilësorë që ende nuk e kanë përcaktuar përfundimisht të ardhmen e tyre.
Bale, Rooney, Suarez, David Luiz dhe Keisuke Honda janë 5 yjet që po e mbajnë gjallë merkaton duke u shndërruar hera-herës në telenovela me shumë seri. Katër prej tyre kushtojnë një mal me para, ndërsa japonezi është ndër më të lirët në treg, por rusët e CSKA Moskës duan të përfitojnë nga Milani sa më shumë para në mënyrë që në janar të mos rrezikojnë ta lenë të lirë me parametra zero.
Fjalë ka shumë, edhe hipoteza, por ende asgjë konkrete. Gjithësesi, çdo gjë pritet të mbyllet brenda kësaj jave, para se të nisin Premier League, La Liga dhe Serie A.