E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bejtaj: Bashke me opoziten ne "Skendebej"

Socialdemokratet mbeshtesin thirrjen e ardhur nga kupola roze per te protestuar te premten ne sheshin "Skenderbej". Ne kete menyre, duke qene nje aleat besnik i Partise Socialiste, dhe ne kete rast PSD do te jete se bashku me pjesen tjeter te opozites, per te manifestuar kunder kesaj qeverie. Deputeti socialdemokrat, Engjell Bejtja, duke konfirmua kete qendrim, vuri ne dukje se "do te jemi pa diskutim pjese e ketij manifestimi, duke mbeshtetur thelbin e kesaj proteste". Konkretisht, PSD-ja, sipas tij, do te protestoje kunder kesaj qeverisje, duke kerkuar largimin e Kryeministrit Berisha, duke theksuar ne te njejten kohe se nuk do te kete asnje lloj kompromisi me kete qeveri. Kjo pasi, sikurse dihet, PSD ka insistuar me kohe ne largimin e Kryeministrit, duke kembengulur qe mos nenshkruhej asnje lloj pakti me qeverine "Berisha".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›