E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uithers: Shqiperia ne NATO, dhe dy dite per lajmin e gezuar

Ambasadori i SHBA-se ne vendin tone dr. John Uithers u shpreh mjaft optimist per anetaresimin e Shqiperise ne NATO ne Samitin e Bukureshtit. Falenderimit te rektorit te UE-se, Liman Varoshi, per kontributin e Amerikes ne pavaresine e Kosoves dhe anetaresimit te vendit tone ne NATO, ambasadori iu pergjigj me nota shume pozitive. "Na duhet te presim vetem dy dite per te marre lajmin e gezuar", ka pohuar Uithers. Ky deklarim eshte shoqeruar me duartrokitje te forta ne auditor. " Pavaresia e Kosoves ka qene dita me e lumtur e jetes sime", ka vijuar ai me tej ambasadori amerikan. Por per te gjithe te pranishmit, ka qene lajmi me i mire garancia e dhene nga ana e ambasadori amerikan ne Tirane, ne lidhje me marrjen e ftese nga Shqiperia per ne NATO nga Samiti i Bukureshtit qe zhvillon punimet nga data 2-4 prill dhe ku votat e 26 vendeve anetare te kesaj Aleance do te realizoje endrren e kahershme te shqiptareve. Ambasadori i SHBA-se realizoi dje nje takim ne Universitetin e Elbasanit, ku mbajti fjalim per dhunen kunder grave ne universitetin e Elbasanit. Takimi u realizua ne kuader te muajit te mbrojtjes se te drejtave te grave ne Amerike. Ne fjalen e marre me kete rast, Uithers theksoi rolin e gruas ne zhvillimin global, realitetin me te cilin po perballet gruaja sot ne bote dhe konkretisht edhe ne Shqiperi. Duke u ndalur ne realitetin shqiptar, Uithers tha se gruaja ne vendin tone duhet te jete me pjesemarrese ne vendimmarrje dhe politike. Me pas, ambasadori ka zhvilluar vizite ne muzeun etnografik dhe zhvilloi takime njohese ne bashkine dhe prefekturen e Elbasanit.

F.Salliu

Rajs: "A3" ne NATO, stabilitet ne rajon

Vetem tri dite me pare ka qene Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoleza Rajs, ajo qe ka deklaruar mbeshtetjen per anetaresim ne NATO per te tre vendet e "Adriatik 3". Ajo ka garantuar mbeshtetjen e SHBA per marrjen e fteses nga samiti i Bukureshtit per Shqiperine, Kroacine dhe Maqedonine. Madje, per kete te fundit, ka bere thirrje ne drejtim te Greqise qe te mos vendose veton dhe te gjeje rrugen e komunikimit e marreveshjen e mundshme, duke e cilesuar ne kete menyre ftesen per Shqiperine e Kroacine si nje fakt te kryer.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›