E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Berisha, vetem raport me shkrim per Gerdecin

Partia Socialiste depozitoi dje ne Kuvend nje kerkese me shkrim ku kerkon nje raport te detajuar nga Kryeministri per tragjedine e Gerdecit. Nje fakt i tille u be dje i ditur nga kryetarja e Grupit kuvendor te Partise Socialiste, Valentina Leskaj. Keshtu, ne mbledhjen e ketij grupi, ligjvenesit socialiste kane vendosur qe te kerkojne nje raport me shkrim nga Kryeministri Berisha, lidhur me pergjegjesite e qeverise per ngjarjen e Gerdecit. "PS ka depozituar ne Parlament nje kerkese me shkrim, qe Kryeministri i vendit te sjelle raport me shkrim, lidhur me pergjegjesite e qeverise per ngjarjen e Gerdecit, masat e marra dhe te gjithe ceshtjen e aferave korruptive qe lidhen me te", u shpreh Leskaj, gjate nje prononcimi per shtyp, pas mbarimit te mbledhjes se djeshme te Grupit parlamentar te PS-se. Nderkohe qe, duke sqaruar lidhur me arsyet se perse kerkohet ky raport, Leskaj nenvizoi se "theksoj nje raport me shkrim, sepse ne kemi kerkuar qe raporti i Kryeministrit te vendit dhe i qeverise duhet te jete me shkrim per kete ngjarje kaq te rendesishme, qe natyrisht ne do te vazhdojme qe ta kemi ne axhenden tone, per sa kohe qe te zbardhet e verteta lidhur me te". Por, socialistet nuk kane ende nje vendim, nese do jene pjese e komisionit hetimor parlamentar, per tragjedine e Gerdecit te kerkuar nga LSI. Sipas Leskajt, deri me tani nuk eshte shqyrtuar ende ne grup ky propozim. O.XH


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›