Bekam: Mançesteri do të shpallet sërish kampion
Devid Bekam shprehet optimist se ish-skuadra e tij, Mançester Junaited, do të triumfojë në përballjen me Liverpulin këtë fundjavë. Kjo ndeshje do të vendosë shumë për titullin e Premier Ligës këtë sezon.
"Fitorja kundër Liverpulit për një tifoz të Mançesterit është një gjë e mrekullueshme. Isha me fat kur bëja pjesë në një skuadër si Mançesteri që fitonte në ‘Anfield’, dhe të njëjtën gjë bënte edhe në ‘Old Trafford’. Liverpuli po luan mirë, por Mançester Junaited po luan jashtëzakonisht mirë. Si tifoz i Mançesterit mendoj se do ta fitojmë Premier Ligën edhe këtë sezon. Ende nuk ka përfunduar asgjë, por mënyra sesi luajnë, me ata lojtarë dhe me atë trajner, është e pamundur që të mos shpallesh kampion", deklaron David Bekam për "Sky Sports News".