E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër luhet superndeshja e futbollit britanik

Mançester - Futbolli anglez do të përjetojë këtë fundjavë një nga superndeshjet, atë mes Mançester Junaited dhe Liverpulit. Mançesteri udhëheq Premier Ligën angleze me 65 pikë, 7 më shumë se Livepuli, megjithëse ka një ndeshje më pak.

Në ndeshjen e fazës së parë të zhvilluar në Liverpul, vendasit arritën të triumfonin me rezultatin e pastër 2-0. Të dyja këto ekipe vijnë nga dy superndeshje të zhvilluara në mesjavë, ku të dyja arritën të mposhtin kampionët respektivë të Italisë dhe Spanjës. Mançesteri mundi 2-0 skuadrën e Interit, ndërsa Liverpuli shkatërroi 4-0 Realin e Madridit.

Ndeshja e nesërme pritet të jetë shumë deçizive për vazhdimësinë e kampionatit anglez. Një fitore e Mançesterit do ta shkëpuste me 10 pikë atë nga Liverpuli, edhe pse ka një ndeshje më pak. Takimi do të nisë në orën 13:45.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›