E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlusconi: Kriza ekonomike nuk ekziston!

Romë-Kryeministri italian Silvio Berlusconi i rikthehet një slogani të vjetër: “kriza ekonomike nuk ekziston, por jeni ju që keni frikë”. Ne këtë mënyrë Berlusconi rinovon apelin kundrejt bankiereve, qe sipas tij nuk duhet te mbyllin “rubinetet” e kreditimit përballë një krizë ekonomike që nuk ekziston.

Duke ju drejtuar bankiereve dhe dirigjenteve te sektorit sikurativ të ftuar në Villa Madama, Kryeministri thotë: “Ju duhet të vazhdoni të ndihmoni sipërmarrësit”, dhe vazhdon në mënyre ironike “ na thoni çfarë duhet të bëjmë akoma…” duke ju referuar shumës prej 12 miliard euro që qeveria ka vënë në dispozicione të sektorit të kreditimit. “Është detyre e qeverisë te përhap besim” sepse “ me pesimizëm nuk ndërtohet asgjë e mirë”-ka vijuar Berlusconi.

Për Start nga Roma Enkes Hysendhima

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›