Bekam i shkruan Milanit: Fito Kampionatin!
“Trajnerit dhe të gjithë miqve të mi dua t’u uroj fat për pjesën e mbetur të sezonit dhe shpresoj që ta sjellin titullin në shtëpi”, shprehet mesfushori anglez në mesazhin e tij drejtuar kuqezinjve. Njoftimi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Milanit në internet, sipas të cilës, trajneri ia lexoi letrën skuadrës para stërvitjes së paradites së sotme.
“Gjithashtu, dua t’ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë që më keni dhënë pas ndeshjes me Kievon. U ndieva vërtet i emocionuar dhe e di që kam miq të mirë në këtë skuadër. Shpresoj të luaj sërish me ju dhe të jem pjesë e këtij klubi të mrekullueshëm”, thuhet më tej në letrën e kampionit anglez.