E Diel, 1 Nëntor 2026

Bekam kënaq Ançelotin



Devid Bekam lë përshtypjet më të mira në miqësoren e parë me fanellën e Milanit. Klubi i famshëm italian fitoi 5-4 me Hamburgun pas gjuajtjeve të penalltive. Ishte një stërvitje e bukur e kuqezinjve që jo vetëm nxori në dukje xhevahirin e ri Devid Bekam, por dëshmoi edhe rikthimin e formës fizike të skuadrës së Karlo Ançelotit. Anglezi, i cili u vendos në mesfushë përkrah Pirlos e Ambrozinit, dëshmoi se është gati për sfidën kundër Romës. Bekam luajti vetëm pjesën e parë të takimit kundër Hamburgut.

Podolski “kërcënon” Bajernin

Lukas Podolski kërkon të qartësojë të ardhmen e tij. Sulmuesi, duke folur për gazetën gjermane “Bild”, i kërkoi Bajernit të Munihut një vendim të shpejtë në lidhje me karrierën e tij, brenda muajit janar. “Dëshiroj që të vendoset gjithçka sa më shpejt që të jetë e mundur”, - tha ai. “Në çdo rast, deri në përfundim të muajit”. Këlni dhe Hamburgu janë rivalët e Romës për shërbimin e 23-vjeçarit të Kombëtares gjermane. Klubi i Këlnit paguan për kartonin e tij 7.5 milionë euro në vend të 10 që kërkon Bajerni i Munihut. Roma nga ana e saj interesohet për Podolskin, por preferon të hidhet në sulm në muajin qershor.

Reali largon Van der Vartin

Nga një titullar i sigurt dhe një blerje e bujshme e merkatos së verës, tani në një lojtar jashtë planeve. Rafael Van der Vart është duke përjetuar një moment jo të lehtë në Madrid. Pas ardhjes në bankinë të trajnerit Huande Ramos, holandezi duket se është jashtë planeve. Tekniku i ri dha miratimin e tij për ish-lojtarin e Hamburgut dhe në planet e Realit të Madridit është fantazisti i Verder Bremenit, Diego. Braziliani është edhe në fokusin e Juventusit.

7 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›